Diplomatët e Kinës po kalonin një vit të tmerrshëm në Evropë, por këtë javë ata arritën ta bënin atë edhe më keq. Me këtë ritëm, Presidenti kinez Xi Jinping mund të arrijë të largohet prej evropianëve më shpejt dhe më tej sesa po bën Presidenti i SHBA Donald Trump. Fillimisht i planifikuar të zhvillohej në Leipzig, Samiti Global i 14 shatorit do të jetë një video konferencë, për shkak të pandemisë. Por rëndësia e tij mbetet e madhe. Kështu që Xi javën e kaluar dërgoi ministrin e tij të jashtëm, Wang Yi, në pesë vende evropiane për disa biseda të ëmbla përgatitore. Bisedat u zhvilluan, thjesht nuk ishin të ëmbla.
Wang u shfaq duke shpresuar të dëgjonte tonet të buta me të cilat është mësuar nga evropianët, të cilët mbeten më të etur se amerikanët për të vazhduar tregtinë dhe për të bërë biznes me Kinën. Në vend të kësaj, ai ishte i befasuar me sasinë e rezistencës që po merrte nga burokracitë zyrtare.
Në botën e rivalizuar të zhargonit diplomatik, ky moment sinjalizoi jo vetëm një ton të ri Evropian, por edhe një drejtim të ri. Për vite me radhë, shumë vende evropiane, dhe mbi të gjitha Gjermania, bënë çmos për arsye komerciale për Kinën me ‘bonsens’ edhe pasi ajo shkel të drejtat e njeriut, përfitoi nga tregjet e hapura të Evropës dhe ngacmoi disa nga fqinjët e saj aziatikë. Këto kohëra duket se kanë mbaruar. Samiti në 14 shtator fillimisht kishte për qëllim zyrtarizmin e një marrëdhënie më të mirë për investime të ndërsjella midis BE dhe Kinës. Por pas vitesh negociatash, evropianët janë ngopur me agresionin e Kinës për mënyrat se si firmat e saj shtetërore ose të drejtuara nga shteti blejnë në tregun e vetëm të BE-së për të shtrembëruar konkurrencën ose për të thyer teknologjitë. Në vend që të lehtësojë investimet kineze në Evropë, BE ka filluar ta kufizojë atë. Kjo thënë, ka ende kufij se sa larg do të shkojë Evropa, në krahasim me SHBA, në kundërshtimin e Kinës. Noah Barkin, një vëzhgues Amerikan i Kinës me seli në Berlin dhe aktualisht në Fondin Gjerman Marshall, mendon se ndërsa SHBA synon të “shkëputë” ekonominë e saj nga Kina, BE thjesht dëshiron ta “diversifikojë” atë.
Më shumë sesa SHBA, evropianët e kuptojnë se nuk është e mjaftueshme për të kontrolluar mundësinë kineze kudo që është e mundur sepse ata gjithashtu duhet të kërkojnë bashkëpunimin kinez kudo që është e nevojshme për të zgjidhur problemet globale, nga ndryshimi i klimës deri tek pandemia. Mbi të gjitha, evropianët shpresojnë që rivaliteti midis Kinës dhe SHBA, si ai midis Gjermanisë Perandorake dhe Britanisë para 1914, të mos rrëshqasë në një luftë të nxehtë në të cilën BE do të detyrohej të zgjidhte anë. Për Evropën, qëllimi është të ruajë një nivel të autonomisë në një botë që dominohet gjithnjë e më shumë nga dy superfuqi të pasigurta dhe të luhatshme. Nëse Joe Biden bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA, BE do të përpiqet të partnerizojë aleatin e saj tradicional. Nëse Donald Trump qëndron në detyrë, Evropa do të përshpejtojë përpjekjet e saj – pa dyshim modeste – për t’u shkëputur gjithëanshmërisht nga SHBA dhe Kina. Sido që të jetë, diplomatët e Kinës këshillohen të ndryshojnë sjelljen e tyre në vizitat e ardhshme zyrtare.(SCAN)