E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e kaluar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi u pyet për ska ndalin e hum bjes së gjy qit në arbitrazh ndaj kompanisë Aktor që ndërtoi rrugën Tiranë-Elbasan. Kryemadhi mohoi që zyrtarët e saj të kenë përgjegjësi në këtë çështje pavarësisht se kanë drejtuar Ministrinë e Transportit dhe Drejtorinë e Rrugëve në periudhën 2013-2017.
Duke komentuar dy shtesat e kontratave të cilat ishin dhe thelbi i humbjes së arbitrazhit, Kryemadhi tha “nuk ka asnjë firmë të Edmond Haxhinastos. Nuk ka asnjë firmë të Dashamir Xhikës. E ka firmosur Afrim Qendro që ishte kryetar i Këshillit Teknik të ARRSH, e ka firmosur Sokol Olldashi dhe Damian Gjiknuri”. Po si është e vërteta? Shtesa e parë e kontratës siç dëshmon dhe kjo shkresë është bërë në Këshillin Teknik të ARRSH në 15 Korrik 2012, kohë kur Ministrinë e Transporteve dhe Autoritetin Rrugor e drejtonin përfaqësuesit e Partisë Demokratike, asokohe në pushtet. Shtesa e dytë është pikërisht vendimi i Këshillit Teknik që shikoni në këto foto bashkëngjitur, marrë në 23 Shkurt 2016. Siç njofton dhe shkresa, bordi i ngritur me firmën e Ministrit Haxhinasto në 3 Korrik 2015, ka marrë në shqyrtim problematikat dhe pretendimet e kompanisë Aktor. Ndërsa në 23 Shkurt 2016, ARRSH ka marrë vendimin për miratimin e shtesës së dytë të kontratës.
Gënjeshtra e parë e Kryemadhit është pretendimi se shtesat janë firmosur nga Damian Gjiknuri. Ky i fundit mori drejtimin e Ministrisë së Transportit në Shtator te vitit 2017. Gjiknuri madje urdhëroi auditimin e kontratës së Tiranë-Elbasan dhe dorëzoi në Prokurorinë e Kri meve të Rë nda kallë zimin pe nal për ish drejtuesit e ARRSH Dashamir Xhika dhe Njësinë Menaxhuese të këtij projekti Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Auditi konstatoi ef ekte financiare me dë m ekonomik në vlerën 54 milion USD nga nënshkrimi i amendimeve të kontratës pa burime financiare. Mbi bazën e këtij kallëzimi, prokuroria vuri në pr anga të kallë zuarit të cilët për iro ni të fatit sot janë të gjithë të lirë.
Gënjeshtra tjetër e Kryemadhit ishte deklarata se shtesat ishin firmosur nga Afrim Qendro në cilësine e kryetarit të Këshillit Teknik. Siç shihet në shkresën bashkëlidhur, Afrim Qendro nuk ështe kryetar por sekretar i Këshillit Teknik ndërsa kryetar ishte Dashamir Xhika i LSI. Fakti më i rëndësishëm është që në vendimin e Këshillit me firmën e Xhikos, Qendro ka shkruar “Nuk jam dakort”. Qartësisht del se konfl ikti dhe pretendimet e Aktor kanë për bazë vendimet e marra në kohën kur Ministrinë e Transportit e drejtonte PD (viti 2012) e më pas LSI e Monika Kryemadhit përmes Edmond Haxhinastos e më Sokol Dervishajt nga 2013 deri ne Shtator 2017. Drejtorinë e Rrugëve e drejtonte Dashamir Xhika, i kall ëzuar nga Gjiknuri, i pra ngosur nga prokuroria dhe i liruar nga gjykata ndërsa vazhdon fushatën partiake krah Kryemadhit në Elbasan.