Habit Meta/ Pasi shka tërroi Valbonën dhe ndërtoi 441 HEC në 4 vjet, sot akuzon qeverinë

Që në Shqipëri çdo kauzë është një kauzë e mirë për opozitën për të goditur qeverinë është një fakt i njohur. Por, edhe në këtë optikë, argumenti i HEC-eve nga Presidentit i LSI (Republikës) duket i habitshëm sepse ai i hidrocentraleve është mbase ndër ato tema që dëmtojnë më shumë opozitën. Ajo që ndodhi sot, Presidenti Meta, në një vizitë në Tepelenë, goditi qeverinë për ndërtimin e HEC në Vjosë, çka për më tepër është e pavërtetë.

Pikë së pari, kur LSI drejtonte Ministrinë e Energjitikës në qeverinë e Berishës 2009-13, nuk u mor asnjë hap për shpalljen e Vjosës zonë e mbrojtur, madje u prezantuan një sërë planesh për ndërtimin e te pakten 12 hidrocentraleve mbi këtë lum. E vërteta është që në qeverinë Rama, për herë të parë, pjesa e Vjosës e Sipërme ka fituar statusin e Parkut Natyror, ku ndalohet çdo lloj ndërtimi. Ndërsa në pjesën e poshtme të lumit, Ministria e Energjisë ka refuzuar të japë çdo leje për ndërtimin e hidrocentraleve.

Për ata që kanë kujtesën e shkurtër, LSI drejtonte Ministrinë e Energjisë kur çdo lum, kanal apo përrua i Shqipërisë, pa asnjë shqetësim për ekosistemin apo mbrojtjen e mjedisit, u pa si i vlefshëm për t’I vënë ndonjë HEC përsipër. Kështu, në katër vitet e qeverisjes së LSI me PD, vetëm në vitin 2009 u dhanë leje për 172 HECe, në 2010 për 18, në 2011 për 61, në 2012 për 46 dhe në prag të ndërrimit të pushtetit, bumi i 144 HEC, shumica prej të cilëve në pak muajt përpara zgjedhjeve të humbura. Në total, plot 441!

Kjo është e vërteta. Siç është e vërtetë që me bekimin e LSI, u vendos të ndërtoheshin 10 HEC në Valbonë, një zonë e mbrojtur, por kjo pak punë prishte. Nën qeverinë Rama, 8 prej këtyre HEC u anulluan duke kompensuar sa të ishte e mundur dëmin. 2 të tjerët, falë kontratrave të gozhduara të LSI me investitorët klientë, bëhej e pamundur të anulloheshin e në mos duhet të paguheshin dhjetëra miliona euro, por edhe ne kete rast kontratat u rishikuan per te kufizuar impaktin ne mjedis./Lexo.al