Fatri Merhadi është gëzuar me fëmijën e tretë dhe kanë përfituar nga Bonusi i Bebes 120 mijë lekë të reja. Djali i tyre Omer erdhi në jetë në Maternitetin ‘Mbreteresha Geraldine’ ku ka marrë kujdesin dhe shërbimin mjekësor nga personeli i këtij materniteti.
Fatri-u shpreh mirënjohjen për shërbimin e marrë dhe gjithashtu thekson se çeku do t’i ndihmojnë ata në shpenzimet e para për fëmijën. Në 7 mujorin e parë të 2020 janë 19,162 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 700 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Që prej Janarit 2019 vijon pa u ndalur programi universal i qeverisë që mbështet familjet për çdo të porsalindur me 40,000-120,000 lekë të reja.