Sot mbushen plot 22 vite nga dita kur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari gjeti vd ek jen. Në datën 12 shtator të vitit 1998 ai u nda nga jeta pas një ate ntati që iu bë para selisë së Partisë Demokratike. Por edhe pse sot mbushen 22 vjet nga vr asja e tij, për Fatos Klosin, që kur ka ndodhur ngjarja ka qenë kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar, autorët apo organizatorët nuk kanë gjetur dë nimin e merituar. Gjatë një interviste për “Sot”, Fatos Klosi shprehu bindjen se ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur rol kyç në el iminimin e Azem Hajdarit, ndërsa theksoi se askujt nuk i intereson rihapja apo zbardhja e kësaj çështje. Megjithatë, ish-kreu i SHISH thotë se është gati të dëshmojë dhe të vërë në dispozicion të institucioneve të drejtësisë faktet që ka për këtë ngjarje të rëndë. Sipas tij, rihetimi kësaj çështje duhet të bazohet tek ngjarjet e ndodhura në ‘98.

-Zoti Klosi, më 12 shtator shënohet 22-vjetori i vr a sj es së Azem Hajdarit. Duke qenë se ju keni qenë në krye të SHISH në atë kohë, si e kujtoni atë ditë? 12 shtatorin, dita kur u v r a ish-deputeti dhe ish-lideri “i Dhjetorit”, Azem Hajdari e kujtoj si një ditë shumë të vështirë. Unë asokohe kam qenë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ditën kur u v ra Azem Hajdari nuk kam qenë në Shqipëri, por sapo morra vesh lajmin, u ktheva menjëherë në vend. Ishte një ditë e vështirë natyrisht, pasi u  v r a një nga deputetët e opozitës së kohës, goxha i njohur dhe u v r a. Kështu që nga kjo pikëpamje ishte një ditë e vështirë. Mirëpo ajo që e thellon më shumë dhe e turbullon është nxitimi që bëri asokohe Sali Berisha, i cili doli dhe deklaroi atë ditë se kush e v ra u, si e v ra u. Pra pa kaluar as 20 minuta që ishte v ra rë Hajdari, kryetari i opozitës, Sali Berisha tregoi detaje për vr a sj en. Gati, gati tregoi detaje që sikur i dinte që më përpara se si do të v r  i tej Hajdari.

-Pse u v r a Hajdari sipas jush? Për arsye politike apo për çështje të tjera, pasi ka aku za që ka qenë i përfshirë dhe në çështje kri mi nale? Shiko. Për këtë çështje dhe këtë punë është bërë një gj yq i tërë dhe nuk ka kuptim që unë të dal mbi gjyqin dhe të jap argumente se përse është v r arë. -Ju e përmendët pak. A ka gisht Sali Berisha në eli minimin e tij? Pasi ka shumë persona që e ak uzojnë, mes të cilëve dhe vetë Izet Haxhia i dë nuar si i përfshirë. Ka një gjë në këtë çështje. Ka kaluar dhe është bërë një gjyq. Edhe në Apel domethënë ka marrë formë të prerë dhe janë dhënë d ë nime për këtë çështje. Dhe është e paarsyeshme që unë të them gjëra të tjera nga ato të gjyqit. Nuk ka kuptim. Por padyshim që Saliu ka gisht. E thashë edhe në pyetjen më sipër. Nga ana tjetër unë e mbështes ish-bodigardin e Sali Berishës, Izet Haxhinë që po kërkon rihapjen e kësaj çështje për shumë arsye. Pra, duke qenë se Haxhia nuk ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor ku është d ën uar ai, sipas Kodit të Procedurës Penale ai ka të drejtë të kërkojë hapjen e gjyqit për çështjen e tij dhe jo gjyqit për çështjen e vr a sjes së Azem Hajdarit. Por duket se edhe në këtë rast nuk po e përkrahin, pasi nga cmimi i kësaj plage të çon diku tjetër. Domethënë të gjithë kanë fri kë nga rihapja. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se ai gjyq i parë ka plot gjëra për të diskutuar.

-Si shpjegohet që çdo 12 shtator Berisha shfaqet te busti i Hajdarit? Apo është taktikë për të treguar se ai s’ka lidhje? Këto ceremoni dhe shkuarja e Sali Berishës me shokë çdo 12 shtator tek busti i Azem Hajdarit është një hip okrizi dhe fa lsitet. Pra, këto gjëra janë false. Pasi nëse ka një njeri që shf rytëzoi vr as jen e Azem Hajdarit është Sali Berisha. Ky i fundit e shfrytëzoi vr a sj en e Hajdarit për shumë kohë dhe për përfitime politike. Madje, më lejoni të them se Partia Demokratike dhe Sali Berisha vijon edhe sot e kësaj dite që të shfrytëzojë v ra sj.en e Azem Hajdarit përmes këtyre ceremonive që përmendët ju. -Pse i interesonte Berishës eli minimi i Hajdarit? A e kë rc ën onte Hajdari postin e tij?

Ato kanë qenë probleme brenda Partisë Demokratike dhe nuk mund të them që Azem Hajdari kër c ë nonte postin e Sali Berishës dhe lidershipit të Partisë Demokratike, madje opozitës në tërësi asokohe. Por nga ana tjetër dua të theksoj se Azem Hajdari ishte një ku ndërs htar i Sali Berishës. Azemi kishte dalë kun dra Berishës edhe publikisht dhe ishte një kun dërshtar serioz. Azemi nuk ishte një djalë i zakonshëm, ishte serioz dhe me sa duket kjo gjë e f rik ësonte Saliun. Kështu që unë detaje mund të di, por nuk është vendi për të thënë detaje këtu. -A keni ju fakte apo informacione që nuk kanë dalë në media? Ju keni qenë kreu i SHISH dhe besoj institucioni juaj duhet të ketë pasur një raport për eli minimin e tij?

Patjetër që kemi pasur. -Berisha nga ana tjetër në disa intervista ju ka a ku zuar ju si të përfshirë në vr a .sje, për interes të qeverisë së asaj kohe. Keni një përgjigje? Absolutisht që kam një përgjigje për t’i kthyer Sali Berishës. E kam dëgjuar gjatë, gjatë këtyre 22 viteve që hedh ak uza në adresë të personit tim. Asokohe kur u v. ra Azem Hajdari unë isha var tës i qeverisë së Fatos Nanos. Kështu që ideja dhe teza e artikuluar nga Berisha që Shërbimi Informativ Shtetëror asokohe u vu në shërbim të qeverisë së kohës është absurde që thuhet. SHIK apo SHISH siç quhet tani është pjesë e ekz ekutivit dhe një institucion në varësi të qeverisë. Kjo e fundit i përcakton prioritet e punës dhe detyrat kryesore Shërbimit Informativ Shtetëror. Pra, në qoftë se Saliu ka thënë që unë i kam shërbyer qeverisë së kohës përmes SHISH, ka bërë mirë që e ka thënë. Ndërsa sa i takon aku zës si i përfshirë në vr.asje për interes të qeverisë së asaj kohe, këtu fillon problemi. Natyrisht që unë nuk kam qenë i përfshirë në vr.a sjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari dhe këtë e them me gojën plot. Madje, unë dua të theksoj se kam përkrahur në çdo kohë rihapjen e kësaj çështje dhe dosjes “Hajdari”. Pse? Sepse problemi dhe hetimet për këtë dosje nuk kanë shkuar tek ata të rëndësishmit dhe personat që fshihen pas v.r asjes së Azem Hajdarit dhe që ndihmuan që kjo gjë dhe ai ekz ekutim të kryej. Problemi dhe hetimet kanë shkuar deri tek ata që tërhoqën këmbëzën dhe ek zekutuan Azem Hajdarin. Ndërkohë që nuk janë vetë ata të përfshirë. Kështu që këtë motiv Sali Berisha e ka tjerrë, qysh atë ditë kur ndodhi vr as ja, më saktë që të nesërmen. Ndërkohë që u bë gjyqi.

Ndërkohë që kryeministri Berisha qëndroi 8 vite në pus htet. Ishte kryeministër dhe kishte fuqi absolute në vend, numri 1 domethënë se Presidenti i Republikës ka rol honorifik në hierarki dhe kishte mundësitë që të rihapte këtë çështje nëse kishte pretendime të kësaj natyre. Kishte të gjitha mundësitë që në 8 vite Sali Berisha ta trajtonte problemin se u mburr shumë në ato kohëra se kur të vijmë ne (Partia Demokratike) në pushtet do ta rihapim çështjen, pra dosjen “Hajdari”, pasi nuk doli e vërteta dhe duhet të rihapet procesi. Por që në fund nuk bëri asgjë dhe u kujdes gjatë këtyre viteve që të mos hapej si dosje, pasi ka frikë. E di mirë Saliu që ka frikë nga hapja e kësaj dosje. Si përfundim unë nuk bëj ak uza siç bën Berisha, nuk e quaj detyrën time të bëj akuza.

Por dua të them dhe t’ia them Berishës edhe nëpërmjet gazetës suaj se ai nuk e ka mbajtur fjalën dhe se ka qenë më pak i interesuar për të rihapur këtë dosje. E di fare mirë Saliu përse e kam fjalën. Kaq! Berisha tani është në pension dhe nuk më intereson se çfarë bën ai, madje po i them që le ta hajë me shëndet pensionin. Mirëpo Berisha nuk e donte rihapjen e kësaj çështje edhe pse këmbëngulte dhe kishte bindjen se procesi gjyqësor kishte mangësi dhe nuk kishte qenë i drejtë apo nuk i kishte shkuar problemeve deri në fund. Nuk e bëri kurrë Sali Berisha që të guxonte të rihapte çështjen e Azem Hajdarit! Nuk e bëri kurrë! Nuk e bëri kurrë, pasi Sali Berisha i tre mbet një procesi të ri gjyqësor, ku kryefjala është rihetimi dhe hapja e dosjes.

-Izet Haxhia në procesin gjyqësor ka deklaruar se janë zh dukur një sërë dosjesh hetimore. Ju si mendoni, a është kujdesur dikush që çështja të mbyllet? Dëshmitarët kanë mbyllur gojën dhe prokuroria duket e tërhequr. Duhen pyetur ata. Por unë jam i sigurt që në rrafshin politik, askush nuk do dhe dëshiron që të rihapet çështja apo dosja “Hajdari”. Ndërkohë patjetër që dikush është kujdesur qysh atëherë që të mbyllej si çështje, por që dalja në skenë e Izet Haxhisë mesa duket i ka trembur. -Izet Haxhia pret të gjykohet, si ka mundësi që dosja është ende e zva rritur. A është dikush që nuk e do hapjen e saj? E thashë edhe më sipër. Askush dhe sidomos politika me në krye Berishën nuk e duan dhe nuk iu intereson hapja e dosjes “Hajdari”. Kaq! -Nëse kjo çështje hapet, a jeni gati ju të dëshmoni për ngjarjen e Hajdarit? Patjetër që jam i gatshëm që të dëshmoj në çdo kohë nëse do të më kërkohet të dëshmoj për këtë çështje. Por nga ana tjetër dua të them se ne, Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga unë, ja kemi dhënë ato që dinim me shkresa policisë, prokurorisë të gjitha çka dinin ne në atë kohë. Ja kemi dhënë me shkresa dhe raporte. Ishin dijeni të SHISH dhe ne ua kemi dhënë. Por unë jam i gatshëm të shkoj të dëshmoj dhe t’i vë në dispozicion ato që di dhe janë shkresa pafund. Qoftë me prokurorinë që janë shumë korrespodenca pafund që na janë kërkuar për t’i vënë në dispozicion të dosjes dhe hetimeve.

Mirëpo edhe nëse më kërkohet që unë të dëshmoj, do të shkoj dhe këto do të them. Shkresat janë dhe edhe pse kanë kaluar 22 vite nga v ra sja e Azem Hajdarit është më mirë dhe kjo është në dobi të një procesi transparent që të shikohen shkresat e kohës, qysh dhe çfarë ka ndodhur asokohe, kështu që nga kjo pikëpamje unë jam i gatshëm që t’i vë në dispozicion në shërbim të institucionit të aku zës. Por mos harroni që Sali Berisha i tre mbet rihetimit dhe nuk e dëshiron rihapjen e kësaj çështje, pasi e di ai pse ka fri kë. Unë mbaj përgjegjësi për ato shkresa që kam firmosur për çështjen “Hajdari”. Kaq!