Ish ministri Saimir Tahiri nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit disa momente familjare me fëmijët e tij. Ai ka publikuar një video ku shihet me djalin e madh Drinin dhe të voglin, Golikun. Ky është një moment ku i vogli i shtëpisë, imiton, në përpjekje për të mësuar të flasë. Drini dhe Tahiri, nxjerrin gjuhën dhe duket se kjo e bën të argëtohet Golikun, i cili i imiton dhe shihet duke buzëqeshur. “Fjalimi i parë jo keq”, shkruan Tahiri, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot. https://www.instagram.com/p/CEzL4qgjWVf/?utm_source=ig_web_copy_link