Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i takon jetës së saj private. Ajo ka treguar shumë pak për të mos thënë aspak lidhur me historitë e saj të dashurisë dhe gjithmonë është fokusuar tek karriera dhe pjesa profesionale.
Megjithatë ajo e ka pranuar së fundmi se është në një lidhje duke ju përgjigjur pyetjes së fansave.

Dikush e ka pyetur Fjoralbën se kush është ai çuni i gjatë simpatik që ishte me të sot, ndërsa e komplimenton për pamjen. Fjoralba nuk ka nguruar të përgjigjet se ai është i dashuri i saj ndërsa e falënderon për komplimentat.

Megjithatë ajo nuk ka zbuluar asnjë gjë më shumë lidhur me identitetin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën përveç faktit që është i gjatë dhe simpatik sipas personit që e ka pyetur moderatoren.