Ronald Koeman ka filluar t’i shtjellojë enigmat e Barcelonës së re. Trajneri ka hartuar skemën, me të cilën synon ta fillojë sezonin e ri. Në të, po ashtu, ka filluar të sistemojë lojtarët titullarë dhe zëvendësues, sipas secilit rol në fushë. Koeman është i bindur të bashkojë dhe krijojë një ekip plotësisht konkurrues, që rikuperon shpirtin e humbur fitues. Duke lënë mënjanë portën, ku Ter Stegen do të jetë titullar i padiskutueshëm kur të rikuperohet, mbrojtja është reaprti ku ai ka më pak hapësirë për manovrim. Asnjë përforcim nuk është planifikuar në këtë merkato, kështu që Koeman do të duhet të përdorë “armët” që gjeti në skuadër.
Stili holandez
Sergi Roberto po llogaritet si mbrojtës, meqë mesfusha ka tashmë element të bollshëm. Në përgatitjet parasezonale dhe në fillim të La Liga-s, nuk mund të përjashtohet që lojtari të veprojë në mesfushë, në varësi të kushteve fizike të Pjanic, i cili është i vonuar për shkak të infektimit me koronavirus. Të rinjtë kanë një konceptim të futbollit më afër shkollës holandeze. I tillë është Nelson Semedo. Një startues i qartë në prapavijë, por me detyra edhe në krah, kur Messi rrëshqet në të djathtë dhe i jep atij avantazh përparimi. Semedo do të ketë opsionet e tij kur Sergi Roberto të luajë në mesfushë, siç ndodhi në pjesën e fundit të sezonit të kaluar me Setién; ose kur Koeman vendos fuqinë fizike në radhë të parë.
Pak diferencë mbrapa
Në pjesën tjetër të mbrojtjes nuk ka shumë diskutime. Lenglet dhe Alba llogariten titullarë fiks, me Umtiti në pritje të gjurit, për të ditur nëse është alternativë. Araujo do të ngjitet në ekipin e parë me rolin e qendrës së katërt, ndërsa kërkohet një rrugëdalje për Todibo. Junior, nga ana e tij, duhet të ketë një rol më të madh, pas sezonit adaptues. Ai pritet të ekuilibrojë minutat me Jordi Alba, në mënyrë që ky i fundit të arrijë më i freskët në fazën kyçe të edicionit.
Boshti i dyfishtë
Risi kryesore në këtë sezon do të jetë përfshirja e një boshti të dyfishtë. Frenkie de Jong duhet të jetë përfituesi i madh i këtij ndryshimi taktik. Ai do të jetë në gjendje të luajë me fushën përballë tij, siç bëri tek Ajax dhe në ekipin kombëtar me Koeman. Pra, do të ketë një skuadër në krah, për t’u ndjerë më i mbrojtur. Pjanic mund ta përmbushë këtë rol më statik, por pa harruar Sergio Busquets. Pesha e këtij të fundit në skuadër konsiderohet e padiskutueshme dhe me rëndësi. Ndoshta do të pushojë së qeni titullar i padiskutueshëm, por do të luajë shumë lojëra vendimtare përgjatë sezonit.
Wijnaldum
Koeman po mendon gjithashtu për Sergi Roberto, si një alternativë, por ende dëshiron më shumë muskuj. Për këtë ka kërkuar nënshkrimin e Gini Wijnaldum. Riqui Puig do të ishte profili i kundërt në rast se do të duhet t’i japë një tjetër ajër ekipit, apo edhe Aleñá. Me boshtin e dyfishtë të mbuluar, linja tre dhe katër janë vendet ku Koeman ka më shumë alternativa. Messi dhe Griezmann janë titullarë fiks. Leo duke filluar nga e djathta, ku ka më shumë hapësirë, ndërsa Antoine i vendosur në mes, në pozicionin ku shkëlqen me ekipin francez. Në të majtë, Ousmane Dembélé mund të ketë hapësirën e tij. Barça pret shumë nga francezi, pas lëndimeve të tij të vazhdueshme. Ai duhet të jetë një futbollist që sjell çekuilibër dhe shpejtësi.
Ansu Fati
Ansu Fati, gjithashtu, mund të luajë në këtë repart. Me Luis Enrique, në ekipin spanjoll, ai e nisi nga e majta, duke “vizatuar” diagonalet. Është një pozicion që i përshtatet atij, por në këtë kuadër të ri të Barcelonës mund të veprojë si një “9” fals. Ansu e di pozicionin e kategorive të ulëta të Barçës dhe një nga çelësat për këtë skuadër mund të jetë shkëmbimi i vazhdueshëm i pozicioneve. Fati mund të fillojë si “9” për t’i shkëmbyer pozicionet me Griezmann apo Messi gjatë lojës. Këta tre lojtarë duhet të jenë shumë të lëvizshëm dhe të depërtojnë për të gjetur hapësirat. Pedri dhe Trincao, dy nënshkrimet e reja, duhet të kenë vendin e tyre në projektin e Koeman. Ata do të presin mundësinë e tyre në sezonin e parë dhe nevojitet të mësojnë nga yjet. Ekziston edhe opsioni i Martin Braithwaite, një lojtar i plotë dhe i disiplinuar, i aftë të përshtatet me grupin. E gjitha kjo duke pritur një qendërsulmues, me Lautaro Martínez dhe Memphis Depay në krye të listës së dëshirave.