Barcelona do të presë Elche për trofeun e zakonshëm Gamper, sonte në orën 19:00, në Camp Nou. Ronald Koeman ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, mes të cilëve nuk ka vend për Arturo Vidal dhe as Luis Suarez. I dyti është jashtë projektit teknik të trajnerit hollandez, flitet se po negocion me Juventusin; ndërsa i pari është gjithnjë e më afër Interit. Nga ana tjetër, Miralem Pjanic është i gatshëm të debutojë me fanellën Blaugrana. Mes të thirrurve është edhe Leo Messi. Ja lista e lojtarëve të thirrur nga Ronald Koeman: Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas, Semedo, Pique, Araujo, Sergio, Alena, Griezmann, Pjanic, Messi, Dembelé, Coutinho, Lenglet, Trincao, Jordi Alba, Braithëaite, Sergi Roberto, De Jong, Junior, Pedri, Konrad, Ansu Fati.