Gjermania fillon sot një seri aktivitetesh për të përkujtuar 30-vjetorin e ribashkimit historik të kombit, me festime të qeta për shkak të pandemisë së koronavirusit.Në të vërtetë, në vend që bashkimi të përkujtohet më 3 tetor, e njohur si Dita e Unitetit, një varg ngjarjesh më të vogla janë planifikuar gjatë gjithë muajit shtator për të shmangur grumbullimet e mëdha dhe për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19.Potsdam, kryeqyteti i shtetit lindor gjerman të Brandenburgut, do të jetë në qendër të ceremonive të vitit 2020.Aktivitetet për këtë ngjarje vijnë më pak se një vit pasi Gjermania shënoi 30-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit.
Bashkimi i vendit, në vend të “peizazheve të lulëzuara” të premtuara nga ish-kancelari Helmut Kohl, pas rënies së Murit, provoi se ishte një projekt kompleks dhe i kushtueshëm për ekonominë më të madhe të Europës.Sidoqoftë, 30 vjet pas bashkimit, të dy gjysmat e Gjermanisë kanë ndryshime të thella shoqërore dhe ekonomike midis pjesëve lindore dhe perëndimore të vendit.Kombi po përballet gjithashtu me copëzimin politik dhe ekziston frika se festimet e bashkimit mund të prishen nga përplasjet midis grupeve të ekstremit të djathtë si dhe njerëzve që protestojnë kundër masave të koronavirusit dhe atyre kundër këtyre protestuesve.