Për herë të parë që nga ndërprerja e kampionateve dhe bllokimi sanitar i autoriteteve, disa stadiume në Gjermani mund të hapen për publikun në mes të muajit shtator për turin e parë të Kupës. Lajmi bëhet i ditur Federata Gjermane e Futbollit.
“Në kategorinë e tretë, në Kupë dhe në Bundesligën e femrave, numri i tifozëve do të vendoset nga çdo klub, në bashkëpunim me autoritetet sanitare lokale, – shkruhet në njoftimin zyrtar. – Kjo do të thotë se disa stadiume do të hapen për tifozët, ndërsa disa klube mund të presin pak tifozë, ose asnjë”. Mbeten të ndaluar për momentin ndeshjet në transfertë për tifozët miq. Lëvizja e tifozëve për në një qytet tjetër është e ndaluar kudo.
Duke parë mungesën e një rregulloreje unike kombëtare, Federata Gjermane ka vendosur t’u besojë vendimeve të autoriteteve lokale që të veprojnë me mesat kundër Koronavirusit. Sidoqoftë, tani për tani flitet vetëm për një numër të reduktuar tifozësh, mesatarisht 1000 tifozë për ndeshje, edhe pse qytete si Magdeburgu kanë autorizuar hyrjen e 7500 personave. Gjermani e trajneri Lëv do të vazhdojë të luajë me dyer të mbyllura në Ligën e kombeve, kurse Bundesliga dhe Bundesliga 2, që varen nga Liga dhe jo nga Federata, tendenca është për një nisje pa tifozë në gjithë vendin.