Lidhur me akuzat e PD për një nga familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat, ka reaguar edhe deputetja e zonës Blerina Gjylameti. Deputetja socialiste sqaron se qytetari Nik Prendi pronar i një banese private i cilësuar me dëmtimin DS4 ka marrë çdo ndihmë ligjore nga Njësia Administrative Nr.6, por edhe ndihma ushqimore, logjistike dhe është trajtuar me bonusin e qerasë për t’i krijuar mundësinë e strehimit të përkohshëm deri në momentin e rindërtimit të shtëpisë. Gjylameti shprehet se shpifja është e ulët kur Partia Demokratike përdorë hallet e qytetarëve për të ndërtuar lajme të rreme. “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra !
Paraditen e sotme PD ka dal me një deklaratë manipuluese e të ngritur mbi shpifje për mediat. Siç i shikoni në dokumentat e mëposhtëm krejtësisht transparent mbi një çështje kryesore siç është #Rindërtimi, qytetari Nik Prendi pronar i një banese private i cilësuar me dëmtimin DS4 ka marrë çdo ndihmë ligjore nga Njësia Administrative Nr.6, por edhe ndihma ushqimore, logjistike dhe është trajtuar me bonusin e qerasë për t’i krijuar mundësinë e strehimit të përkohshëm deri në momentin e rindërtimit të shtëpisë . Shpifja është e ulët kur Partia Demokratike përdorë hallet e qytetarëve për të ndërtuar lajme të rreme. Nik Prendi, banorë i Njësisë 6 jo vetëm që ka përfituar të gjitha shërbimet por me vëmendje të veçantë si për çdo banor të Njësisë 6 ka kaluar në disa faza ekspertimi deri në realizimin e preventivit mbi dëmet e tërmetit. Njësia 6 ishte zona më e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe pavarësisht çdo vështirësie të gjitha institucionet, por edhe në kujdesin tim personal kanë qenë në përgjigje të çdo banori. Projekti Kombinart (tre lagjet) do të vendos përfundimisht vulën e së vërtetës, që ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë duke vazhduar punët dhe injoruar shpifjet”, shkruan Gjylameti.