Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti ka marrë pjesë sot në mbledhjen me strukturat e PS-së në Kashar.
“Fitorja e madhe e Tiranës do jetë produkt i rezultatit që do të vulosë përfundimisht në kutitë e votimit zonën e Kasharit si bastion të familjes socialiste”, tha ajo.
Në vijim, Gjylameti tha se “bashkë me Xhevairin dhe me shtabin elektoral Kashar vendosëm që puna jonë e madhe do të jetë prezenca në çdo cep të terrenit, takimet periodike me familjet e zonës dhe dëgjesat e çdo kërkese që ka komuniteti dhe njerëzit e zakonshëm”.
“Kashari është përfshirë ndjeshëm në investime dhe në procesin e Rindërtimit ku kemi inaguruar ndërtimin e disa shtëpive dhe rikonstruksionin e dhjetëra banesave. Puna vazhdon, pa fjalë! Bëjmë çfarë themi, themi çfarë bëjmë”, tha ajo.