Reperi Gold Ag ka vetëm pak muaj që është martuar dhe fillimisht dukej se këtë gëzim të madh kishte vendosur ta mbante për vete, mirëpo më pas s’i ka rezistuar dot pozave të ëmbla me bashkëshorten. Në muajin qershor ai na prezantoi për herë të parë me bukuroshen zeshkane që i ka vjedhur zemrën, duke ndarë në Instagram disa foto shumë të bukura.

Më pas ai nuk i ka kursyer fotot me bashkëshorten e tij duke na shkrirë zemrat të gjithëve, teksa duken tejet të dashuruar. Dhe më në fund ka ardhur koha që kjo dashuri të bekohet nga një i tretë. Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra po presin fëmijën e tyre të parë dhe këtë e ka zbuluar një mikeshë e Ermirës, e cila i ka komentuar kësaj të fundit në një nga fotot: Një nënë e ardhshme mahnitëse.


Zeshkania bukuroshe ka veshur fustan të bardhë të gjerë dhe para barkut ka vendosur një çantë si për të treguar se po fsheh diçka. Megjithatë, nga çifti nuk ka ende asnjë reagim, andaj na duhet të presim edhe pak.