Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, tha se triumfi i thellë 8-0 ndaj Schalke në ditën e hapjes së Bundesligës, duhet të shërbejë si pikë referimi për pjesën tjetër të sezonit. Kampionët në fuqi të Gjermanisë ishin në formë mbresëlënëse, ndërsa Flick mjaft i kënaqur që skuadra e tij vendosi një “gur themeli” të tillë për sezonin 2020-2021. Madje, ai beson se të tijtë duhej të kishin shënuar më shumë në pjesën e parë:
“Ne luajtëm ndeshjen e parë të kampionatit, por duhet t’i marrim gjërat ngadalë. Kemi luajtur shkëlqyeshëm, por duhej të kishim shënuar edhe dy, tre, mbase edhe katër gola në pjesën e parë. E rëndësishme është se treguam që jemi në rrugën e duhur edhe këtë sezon. Unë jam shumë i kënaqur me performance e skuadrës. Ky start është tani pikë referimi si për Gnabry dhe Sane, ashtu edhe për të gjithë skuadrën”.”