Shqipëria është një nga 53 vendet ku do të zbatohet Akademia për Gratë Sipërmarrëse. Njëzetë e pesë gra dhe vajza shqiptare, ashtu si të tjera në mbarë botën, do të marrin pjesë në një program ndihmues për zhvillimin e biznesit.
Javën e kaluar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, hapën Akademinë për Gratë Sipërmarrëse, një nga programet kryesore të Departamentit Amerikan të Shtetit nën nismën e udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë për Zhvillimin dhe Përparimin Global të Grave.
Shqipëria është një nga 53 vendet ku ai do të zbatohet. Njëzetë e pesë gra dhe vajza shqiptare, ashtu si të tjera në mbarë botën, do të marrin pjesë në një program ndihmues për zhvillimin e biznesit, i cili synon t’i ndihmojë ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe të krijojnë kushtet për qëndrueshmëri, siguri dhe përparim.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit Mary Royce përshëndeti nisjen e Akademisë dhe shpjegoi rëndësinë që ky program ka për gratë pjesëmarrëse, familjet dhe komunitetet e tyre.