Numri i rasteve me covid -19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar rekord prej fillimit të pandemisë pasi Organizmi Kombëtar i Shëndetësisë ka deklaruar 453 të prekur . Prej tyre 174 janë gjetur vetëm në periferinë e Athinës dhe 184 në kampin e ri të refugjatëve në Mori atë Lesvos, ndërsa 25 persona janë gjetur pozitive gjatë kontrolleve në pikat e hyrjes në vend si portet, aeroportet apo kufijtë tokësore.

Tetë raste janë regjistruar edhe në një prej manastireve të Malit të Shenjtë dhe menjëherë është vendosur sistemi i karantinës. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi shkon në 15 595 , ndërsa numri i personave në terapi intensive ka shkuar në 79 vetë. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 6 persona dhe numri i përgjithshëm i vd ek jeve nga virusi ka shkuar në 344. Ndërkohë qeveria greke ka miratuar masa të reja për 14 ditët në vazhdim sidomos për periferinë e Athinës në të cilën u regjistruan mbi 1000 raste brenda javës së fundit.

Kështu deri në datën 4 tetor nuk do të lejohen më shumë se 9 persona të mbledhur bashkë në ambiente të mbyllura, por edhe të hapura , masë kjo që parandalon mbledhjen e të rinjve kur mbyllen klubet pas orës 23:59,në sheshe të ndryshme të qyteteve të mëdha. Gjithashtu në dasma , pagëzime apo v d ekje nuk do lejohen më shumë se 20 persona. Në periferinë e Athinës në sektorin privat dhe shtetëror 40% e personelit do të punojë nga shtëpia, ndërsa oraret e punës do të jenë të përshkallëzuara. Këshillohen gjithashtu personat mbi 65 vjeç të minimizojnë lëvizjet dhe daljet nga shtëpia, si dhe kontaktet me persona të tjerë të rrethit familjar.