Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka mbrojtur sot vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë fjalimit të saj përpara Parlamentit Europian, Von der Leyen ka theksuar se, e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE, bën të ditur zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.
“Von der Leyen mbron vendimin ‘historik’ për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Pisonero. “E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Ata nuk janë vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”, ka cituar Presidenten e KE, Zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.
Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka cituar von der Leyen duke u shprehur se, “Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të Maqedonisë ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.