Ditën e sotme një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të vizitojë Kosovën për të ‘jetësuar” marrëveshjen e arritur në Uashington me 4 shtator midis Kosovës dhe Serbisë.
Ky delegacion do të ketë një takim zyrtar me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti në orën 18:30. Takimi pritet të zgjasë për rreth 2 orë dhe më pas parashikohet të ketë një konferëncë të përbashkët për shtyp për 20 minuta.