Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas konferencës së përbashkët me Presidentin Trump dhe Aleksandar Vuçiç ka folur para mediave. Hoti ka thënë se kjo marrëveshje ka dy pika kryesore e që lidhen me ekonominë.
“Pika e parë përfshinë projektet e mëdha infrastrukturore si autostradën Prishtinë-Merdare, hekurudhën Prishtinë-Merdare, hekurudha që e lidh Prishtinën me detin Adriatik si dhe mbështetje të madhe financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjithashtu investimet në energjetikë duke sjellë gazin në Kosovë dhe ndërtimit të termocentralit me gaz”.
“Këto marrëveshje kapin shifrën e mbi një miliardë euro financa të ofruara në dispozicion nga institucione të ndryshme nga SHBA. Ka zotim nga SHBA se të gjitha këto projekte do të fillojnë brenda një viti”. Hoti njohjen nga Izraeli e ka konsideruar si të arritën e dytë të madhe të kësaj marrëveshje.
“Në prezencë të presidentit Trump fola me Natanyahun dhe u dakorduam që të vendosim menjëherë marrëdhënie diplomatike. Kosova do të ketë stafin e plotë diplomatik në shtetin e Izraelit dhe ky është lajm i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës. Pas më shumë se tri viteve të stagnimit për njohje të reja, kjo mbështetje nga Shtëpia e Bardhë esenciale për rrugëtimin tonë në familjen euroatlantike”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti.