“Qeveria është stabile, derisa është kështu nuk shoh arsye për kombinime të tjera”, kështu ka thënë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti rreth përfshirjes së mundshme të PDK-së në qeveri.

Kryeministri Abdullah Hoti edhe njëherë tha se tema e asociacionit nuk do të hapet më.“Asociacioni nuk diskutohet, do të kujdesen qe procesin e dialogut të shkojë përpara, nëse për ndonjë arsye nuk shkon përpara nuk do të jetë për shkak të Qeverisë së Kosovës për shkak të Serbisë”, tha Hoti.

Kryeministri Abdullah Hoti, pas mbledhjes se qeverisë tha se sot miratuan 15 marrëveshje që ai i quajti të rëndësishme që do të nënshkruhet të premten me Shqipërinë.Sipas Hotit në këtë mënyrë do të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

Për krijimin e zyrës e cila do të ofrojë asistencë për qytetarët e Luginës, Hoti tha se kjo do të jetë një mbështetje për qytetarët e Luginës për të mbrojtur dhe promovuar të drejtët e tyre, për t’i mbështetur në fushën e arsimit, në aktivitetet kulturore për në punësim duke nxitur bashkëpunimin në mes odave dhe bizneseve.

Hoti tha se në mbledhjen e se premtes një prej pikave të jetë edhe analiza e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimi i një deklarate të përbashkët ku do t’u kërkojmë Kuvendeve mbikëqyrjen e marrëveshjeve.