“Dy miq kam në këtë jetë. I pari është kryeministri Edi Rama, i cili më ka përcjellë në Rinas, për kurim në Itali. Më ka puthur në ballë dhe më tha Zoti do ta bëjë më mirë. Dhe për tre muaj rresht ai mbajti kontakte me mjekët e mi atje. I dyti është njeriu që po më ndërton va rret e fëmijëve. Mik shtëpie, mik buke, mik me shpirt”. Këto janë fjalët e Albert Carës nga Thumana, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili asokohe u dërgua për kurim të specializuar në shtetin italian. Sot Alberti, edhe pse i vetëm dhe me dhimbjen e hu mbjes së të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij, banon në Kamëz, në një apartament që i është dhuruar me financim nga qeveria shqiptare.
Në një video për ERTV, Cara ka shprehur falenderimin, që siç thot ai, nuk mjafton me fjalë, për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare, lidhur me kurimin e tij jashtë shtetit dhe më pas blerjen e apartamentit në Kamëz. Në të njejtin pallat me Carën, u janë dhuruar apartamente nga bashkia Kamëz, edhe 5 familjeve të tjera të Thumanës që humbën të dashurit e tyre në 26 nëntor. Për ERTV, foli edhe Aurel Lala, djali i vogël nga Thumana që në 30 nëntor të vitit 2019 kërkoi të takonte nga afër në spital, Kryeministrin Rama. Sot Aureli banon në një nga pesë apartamentet e dhuruara për ta në Kamëz. Babai i tij, Rolandi, rrëfeu se ai dhe familaj e tij sot, falë mbështetjes së qeverisë, nuk ndihet vetëm dhe se Aureli ka nisur tanimë një jetë të re, me miq të rinj në Kamëz.