Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shkruan se është prej ditësh me temperaturë. Ajo tregon se edhe ditëlindjen, këtë vit, po e feston në dhomë, e mbyllur dhe pa mundësi për të dalë asgjëkundi.
TIRANË– Moderatorja shqiptare Arjola Shehu është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në Instastory, Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shkruan se është prej ditësh me temperaturë. Ajo tregon se edhe ditëlindjen, këtë vit, po e feston në dhomë, e mbyllur dhe pa mundësi për të dalë asgjëkundi.
“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri! Mezi pres të kthehem pranë jush!”- shkruan Arjola. Mënyrën apo vendin se ku është infektuar, moderatorja nuk e ka bërë me dije.