Interesat e bonove shënuan rritje të lehtë në ankandin e parë të muajit shtator. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se yieldi mesatar i ponderuar u rrit në 1.71%, nga 1.69% që ishte në ankandin e fundit të muajit gusht. Në ankandin e zhvilluar së fundi u shit e gjithë shuma e shpallur prej 9.5 miliardë lekësh, ndërsa kërkesa ishte për 10.7 miliardë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, tregu është likuid dhe po i përgjigjet kërkesës për huamarrje.

Bonoja e Thesarit e qeverisë shqiptare është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Shqipërisë. Bonot
e Thesarit emetohen në monedhë kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12-
mujore. Bonot e thesarit emetohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo formë.

nënkupton që investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti. Konkurrenca realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit që quhet yield i bonove të thesarit. Yield-i i bonove të thesarit është bazë për llogaritjen e çmimit të blerjes së bonos të thesarit.