Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe e deleguara politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali deklaroi sot se vazhdojnë me ritëm investimet në Kavajë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Spiropali sjell në vëmendje të gjitha investimet e kryera në këtë qyetet duke u shprehur se “Diferenca është e madhe: Kur qeverisim ne, qytetet ndërtohen, kur qeverisin ata, qytetet pushtohen”
_ STATUSI I PLOTË _
?Kavajë | Me ritëm vazhdojnë investimet madhore, si dhe çdo zotim i përkthyer në punë, duke e kthyer Kavajën në një mega kantier #NDËRTIMI.
✅12 shkolla me standardet më të mira dhe kushte moderne do të rindërtohen nga e para në Kavajë.
✅Vijon pandalur puna edhe për ndërtimin e zonës e re zhvillimore, pjesë e saj ✅ 7 pallate me plot 300 apartamente banimi si dhe 100 njësi shërbimi për familjet që humbën strehën nga tërmeti.
Investimet janë të prekshme, vëmendja e shtuar e qeverisë dhe puna e Bashkisë do të jetë vijuese, sinkron me kërkesat e qytetarëve dhe gjithë detyrimeve që kemi ndaj tyre.
Diferenca është e madhe:
Kur qeverisim ne, qytetet NDËRTOHEN,
kur qeverisin ata, qytetet PUSHTOHEN!
#PërShqipërinëqëDuam??
#PsQarkuTiranë?