Kryeministri Edi Rama, inspektoi sot punimet në shkollën “Shaqe Mazreku”, e cila po rindërtohet pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa ka inspektuar shkollën Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve të cilët i quan “inxhinierë facebook-u”, duke thënë se shkolla është fantastike dhe se dritaret nuk janë të vogla pasi në ambientet e shkollës ka goxha ndriçim.

Pjesë nga biseda e Ramës me Ahmetajn:

Rama: Ishin disa inxhinierë ata të facebookut që thonin se dritaret janë shumë të vogla. Por këtu ka ndriçim fantastik nga brenda dhe nga jashtë.

Ahmetaj: Kryeministër unë në mendoj që të bëjmë një tur me të gjithë gazetarët dhe të tjerët që komentojnë në facebook që të shohin të gjitha objektet e rindërtimit, se kam lexuar në facebook që thonë po tregojmë të njëjtin objekt dhe kjo është cinike dhe qesharake. Mendoj të bëjmë një tur që ti shohin dhe ti prekin.

Rama: Me gazetarët po se me atë që bëjnë komente në facebook jo se edhe po i soll e do thonë se është i njëjti oborr.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË ? BASHKË?Durrës – Në shkollën “Shaqe Mazreku” që po rilind më e madhe e më bukur për 711 nxënës dhe mësuesit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane?Fëmijët dhë mësuesit e nëntëvjeçares "Shaqe Mazreku" në Durrës, do të rikthehen në nëntor në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor të denjë ?

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 22. September 2020