Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi u ka bërë thirrje demokratëve të zgjohen dhe t’i përzenë “Republikasit” të cilët sipas tij po përgatiten t’i japin mandatin e tretë Ramës. Ai thekson se të jesh republikas i ri është turp, pasi sipas tij, je patericë e Edi Ramës.
“Republikasve ! – Nuk ju ben pershtypje tallja me cadren dhe marrveshja e turpshme e 17 Majit. – Nuk ju ben pershtypje lista bastarde e bere per nje nate, me figura qesharake. – Nuk ju ben pershtypje humbja diskretituese e zgjedhjeve te 2017. – Nuk ju ben pershtypje zgjedhja Fals me vota te manipuluara (korrik 2017) e kryetarit te tyre. – Nuk ju bejne pershtypje protestat tallese me demokratet pas braktisjes parlamentit (2019) – Nuk ju ben pershtypje Betimi i rreme se nuk do kete me zgjedhje me “Edi Ramen”. – Nuk ju ben pershtypje betimi i rreme ne “Kish te Lacit”– Nuk ju ben pershtypje falja ne tavoline e 60 bashkive. – Nuk ju ben pershtypje tallja artistet per teatrin. (do shkelin mbi trupat tane) – Nuk ju ben pershtypje mashtrimi, ju kerkoj falje dhe premtoj rrejshem se deputetet do i perzgjedhni Ju demokratet. Sot perzgjedhjen e kane deformuar te konfirmim. Republikasit kane nje fytyre me Rilindasit e Rames, jeni vellezer gjaku dhe “idealesh”.
DEMOKRATE edhe pse vone duhet te zgjohemi dhe ti perzeme nga shtepia jone, perndryshe Republikasit po pergatiten ti japin mandatin e 3-te Rames dhe struktures mafioze qe ka kapur peng vendin. Te jesh republikas i ri eshte turp je paterice e Edi Rames”, shkruan Elezi.