Bashkim Kopliku, ish-zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97 dhe anëtar i kryesisë së PD-së në një shkrim të gjatë në Facebook akuzon PD-së aktuale, që sipas tij sa vjen dhe po merr tipare krejt komuniste, ndërsa mbron Edi Ramën. “Po gënjeni zonj Caslli, duke heshtur. Po, po, po gënjeni, mos u ngutni, në vijim po jua vërtetoj gënjeshtrat tuaja. Ju gënjeni si komunistët vakti, duke thënë çerek të vërteta, për të amblazhuar e për të lubrifikuar gënjeshtrën që ajo të penetrojë në njerëz që nuk i dinë të vërtetat.
Po e filloj me radhë. Ju e paraqisni sikur vetëm firma e Kristaqit, babës së kryeministrit, Edit, e shpuri në litar Poetin! Jo, zonjë, nuk është fare kështu: poetin e shpuri në litar komunizmi, e më tej populli shqiptar, ku përfshiheni edhe ju personalisht, i cili e duroi komunizmin enverist për 45 vjet me radhë. Poetin e vranë ata, që në gjygjet kriminale të komunizmit, bërtisnin, për patriotët më të pastër, “tradhëtarët në litar”. Poetin e vranë ata, që ngriheshin në mbledhje kolektivi, e dënon njerëz si armiq, se nuk ndanin bashkëshortët të cilëve komunizmi u kishte dënuar të afërmit (e kuptoni zonjë se po bëni, në përmbajtje, po këtë gjë ju përsonalisht sot).
Poetin e vr anë ata që qanin publikisht për vdekjen e Enverit, ata që demaskonin njerëz për “ide armiqësore” etj. Pra, zonjë, shiptarët, me mjerisht shumë pak përjashtime…Me të drejtë PD, partia që rëzoi komunizmin, thoshte në 1992 ”bashkëfajtor e …”. Natyrisht që faji individual nuk është njësoj, por jo sipas gënjeshtrave tuaja, zonjë. Fajtori kryesor individualisht është Enveri! E pastaj të tjerët. E konkretisht te vrasja e Poetit, fajtori kryesor është Ramiz Alia, E pastaj vijnë ata që zbatuan pororsitë direkt, që ndërtuan trekëndëshin e varjes së Poetit.
Ju këta i fshihni zonja Caslli, se me vetëdije doni të gënjëni, duke bërë sikur Kristaqi ishte Ai…
Jo zonjë, ju e dini mirë, se tashmë gjërat janë bërë publike. Ka një gjyqtar që përpiloi e nënshkroi vendimin për varien e poetit, e që e kishim deputet e pastaj në krye të drejtësitsë për vite me radhë, e as ju personalisht, e as kori që po ju përcjell, nuk protestoi kurrë kundër atij, siç po bëni kundër një fajtori shumë më të vogël, Kristaqit, vetëm sepse ai është baba i kundërshtarit tuaj politik (jam i bindur zonjë, që e kuptoni se po bëni luftë biografishë, si komunistët vaktit, por nuk po e zgjas më këtë…)
Ju gënjeni zonjë, kur paraqisni Kristaqin, piktorin, sikur të ishte i vetëm në atë listë të zezë ku u firmos dokumenti propagandistik komunist i varjes së Poetit. Përse nuk thoni të vërtetën, se në atë listë ka shumë firmëtarë, ka një inxhinjere, një bijë të një familjeje me nam shumë të mirë në Shkodër e të gjithë Shqipërinë; përse nuk thoni se ishte edhe një mjek shumë i famshëm? Përse gënjeni duke mos e thënë se ishin edhe ky e ky, në atë lishtë maskaradë propagandistike komuniste abusrde të aprovimit nga intelektualët të vrasjes!
Po, Kristaqi, piktori, ka bërë faj, por jo në shkallën që e keni vendosur ju me shokë, por në një shkallë faji, më afër tuajit personal zonjë, gazetares. Në vijim do të demskoj gënjeshtrat tuaja për Edin, të birin e Kristaqit, kryeministrin e votuar nga shqiptarët aktualë. Edi ju ka marrë monopolin e antkomunizmit zonjë, kjo është arsyeja sepse shkrani këto gënjeshtra: nuk i mbani dot më antikomunistët elitë, ish-të përndjekurt, të lidhur pas karrocës suaj, PD-së anktuale, që sa vjen e po merr tipare krejt komuniste.
Edi e ka deklaruar publikisht, që para 1991, se nuk është më djali politik i Kristaqit. Ai e ka Kristaqin baba, dhe e adhuron si baba, por shkëputet diametralisht përsa i përket komunizmit. Ju gënjeni këtu, jo vetëm duke heshtur, por duke shpifur të kundërta. Po, Edi e ka klasifikuar Kristasqin, në anën relativisht të drejtë të një periudhe, e ky relativitet do parë në kontekstin e kohës. Por vetë Edi, personalisht— or gjoja të djathtë, njerëzit vlerësohen si individë, jo sipas fisit 7 brez…!— është antikomunist i nivelit të parë, ndër personalitetet politike të pas 1990.
Ishte Edi, para rrëzimit të statujë së Enverit, 1991, që dilte publikisht e shante Enverin, kur ne të PD, kishim zgjedhur taktikën e zbutjes së sulmeve kundër Enverit, që mos t’i jepnim preteks Sigurimit të Shtetit, të bënte raprezalje mbi PD dhe ta zhdukte forcën e vetme antikomuniste më të organizuar e më të madhe. Ama, individualisht, ishte Edi, antikomunisti indual më në publik. Ishte Edi, që si kryeministër, u dha të gjitha këstet (shpërblimin në para për vitet e burgut) ish-të bugosurve poltikë që jetonin, kur PD, gjatë 20 e sa vjetëve, nuk u kishte dhënë asnjë të gjashtën, e ju, zonja Caslli, gënjeni duke heshtur.
Eshtë ky Edi, që si kryeministër, pruri nga ShBA, e i varrosi në Shqipëri me ceremoni, eshtrat e kryeantikomunistit, kryetarit të Ballit Kombëtar, gjë që nuk e bënë për 27 vjet, kryeministrat e PD-së, se nuk donin të humbnin votat e koministëve që votonin për ta: sa e ulët për ta, dhe sa e ulët për ju zonjë, që nuk ndjeheni, pra gënjeni duke heshtur. Është ky Edi, që ndërtoi disa muze të krimeve të komunizmit.
Po e mbyll me të fundit, por jo më pak të rëndësishmen: është ky Edi, të cilit At Zef Pllumi i thoshte, °prano kryesinë e PS-së, se ti mund ta dekomunistizosh atë°. Zonja Caslli, keni heshtur edhe për këte, pra keni gënjyer, edhe për këtë: nuk ka shërbim më të madh që i bëhet Shqipërisë, se të dekoministizosh partinë e majtë më të madhe të vendit, për të cilën aktualisht kanë votuar mbi gjysma e shqiptarëve. Po e mbyll komentin tim, duke ju bërë thirrje të luftoni kundështarin tuaj politik, por jo me makiavelizmat “qëllimi justifikon mjetin”. Zonjë, gënjeshtra nuk justifikohet, as edhe kur luftoni për të ardhur në pushtet…
Sqarim për miqt në fb:
Nuk më bie në mend ta kemë njohur personalisht zonjën Caslli. Komenti im nuk ka asnjë ngarkesë personale ndaj saj individualisht, ajo është në komentin tim përfaqësuese e shumë vetëve që shpërthyen, dolën publikisht, sapo lexuan për miqësinë e Edi Ramës me Padër Pllumin. Këtë koment e kisha bërë në fb e gazetares Elona Caslli, por ku u ndezën komentet, ajo më bllokoi, pavarësisht se nuk prisha etiketën me askënd, por u censurova, prandaj po e postoj këtu, në fb tim.
Në vijm link i shkrimit të gazetares, të cilin komentoj: Nuk e gjejë më shkrim të cilin kam kritikuar më lart, ka një shkrim por që është modifikuar krejtsish: sikur të jetë redakruar pas kritikës sime të mësipërme: janë ndryshua fajsimi i Edit direkt nga baba etj. Gjithsesi, nuk besoj se do të thonë se i kam cituar gabim” shkruan ai.