Edhe pse shtrati është sinonim i butësisë dhe dashurisë, shpesh di të bëhet edhe një fushë-betejë e vërtetë – më saktë 167 ditë në vit. Ky është numri i saktë i llogaritur në një hulumtim britanik mbi mosmarrëveshjet në shtrat.
Si shkak kryesorë është shënuar “monopoli në krevat”, që do të përshkruante situatën në të cilën njëri partner do të zërë hapësirën më të madhe të krevatit, shkruan Daily Mail. Arsyeja e dytë është e gërhitja. Problemi rritet edhe më shumë për shkak se njerzit sa më të vjetër aq më shumë janë të prirur ndaj gërhitjes, kështu që një nga dhjetë çiftet kanë deklaruar se kjo gjendje i bën shumë nervozë së paku dy herë në javë.
Arsyeja e tretë është pasioni i tepërt i partnerit. Në vend të katërt bie gjendja e “padisponueshme për seks”. Mes tjerash edhe fjetja e fëmijëve në të njejtin shtrat, prekja e rastësishme e këmbëve të ftohta, koha e ndryshme për të shkuar në shtrat, përfshirë edhe dritën e natës për lexim dhe shumë të tjera. Hulumtimi në të cilën janë përfshirë rreth 2 000 të anketuar është bërë me iniciativën e zinxhirit hotelerik Premiere Inn, dhe erdhi në kuadër të javës kombëtare britanike për problemet e gërhitjes.