Jeta e ngarkuar na bën të drejtohemi në burime të ndryshme energjie në mënyrë që të jemi gjithmonë në gjendje për të përballuar ngarkesën e ditës. Kohët e fundit pijet energjike janë bërë zgjidhja për të përballuar një ditë të ngarkuar, por cfarë i bën një pije energjike trupit tonë? Një numri individësh të shëndetshëm iu dha të pinin pije energjike çdo ditë, brenda 2 javëve, dhe u zbulua se presioni i gjakut dhe hormonet e lidhura me stresin, u shtuan ndjeshëm në trupin e këtyre njerëzve. Po ashtu u rrit rrezikshmëria ndaj problemeve kardiovaskulare (të zemrës).
Përveç kësaj, këto pije përmbajnë edhe shumë sheqer, i cili mund të sjellë një sërë problemesh të tjera. Por çfarë ndodh me trupin tonë, vetëm një orë pasi kemi konsumuar një pije energjike? Studiuesit kanë bërë kërkime specifikisht për këtë, dhe këto janë të dhënat që ata na japin: Pas 10 minutash: Kafeina hyn në gjak. Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut fillojnë të rriten. Pas 15 deri në 45 minuta: Niveli i kafeinës në gjak arrin kulmin. Stimulantët (nxitësit) brenda pijes nisin të bëjnë efekt, duke përmirësuar përqëndrimin, dhe reflekset.
Pas 30 deri në 50 minuta: Trupi e përthith tërësisht kafeinën. Mëlçia përthith një sasi të madhe sheqeri. Do të pasojnë edhe studime të tjera, për të kuptuar deri ku arrijnë efektet anësore të pijeve energjike. Deri më tani, perspektiva nuk duket të jetë e mirë.