Spanja është e gatshme të njohë shtetin e pavarur të Kosovës, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë. Kjo është deklarata zyrtare e autoriteteve spanjolle, ndërsa mund të konsiderohet si një sinjal pozitiv nga shteti iberik.
“Pozicioni ynë nuk është obstruksionist. Përkundrazi, është konstruktiv. Pozicioni spanjoll mund të sintetizohet në fjalinë vijuese: ‘asgjë pa marrëveshje, gjithçka me të’, përfshirë njohjen politike të Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha ministrja e Jashtme spanjolle.
“Spanja nuk e ka njohur Kosovën sepse e konsideroi shpalljen e pavarësisë së saj të 2008 “në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe idenë tonë për një Evropë të larmishme dhe tolerante”, shtoi ajo.