Në një intervistë për “Deutsche Welle” kryeministri Edi Rama ka folur mbi çështjen nëse do të krijohet një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve. Përgjigjja e kryeministrit Rama ka qënë se pluralizmi në Shqipëri nuk cënohet nëse një pakicë nuk merr pjesë në zgjedhje, por nëse shumica i pengon në pjesmarrjën.

“ S’ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që në vitin 90. Sistemi pluralist vihet në diskutim nëse një qeveri apo një shumicë pengon pjesmarrjen në zgjedhje. Nuk vihet në diskutim nëse një pakicë vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin, sigurisht nuk është një vendim që i bën nder vendit apo që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë, por nuk është absolutisht një vendim që cenon pluralizmin”, ka deklaruar Rama.