Veliaj ka ditur gjithmonë të tërheqë pas vetes emrat e njohur edhe nga bota e artit dhe e kulturës. Sikurse shihni edhe nga këto foto, Gaz Paja dhe Redi Jupi i janë bashkuar ekipit të Tiranës duke punuar në terren për shtimin e radhëve të socialistëve të rinj për t’i dhënë PS një mandat të tretë në krye të punëve të vendit.
“Filloi puna tek Njësia 13 – 200 ditë sprint! Shumë e dëshirojnë fitoren, por jo të gjithë stërviten si skuadër për fitore! Partia Socialiste e vetmja forcë sot që fitoren e sheh si mjet për të bërë akoma më shumë punë e bashkuar”, shkruan Veliaj. Pak kohë më parë, radhëve të socialistëve iu bashkua edhe aktorja tropojane, Arjola Demiri e cila u shpreh se Veliaj është shembulli më i mirë për t’u marrë nga të rinjtë dhe të rejat.