Genoveva Ruiz Calaveras, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian zhvilloi një takim virtual me Kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi.

Në takim u shpreh Calavera u rishikua progresi i Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit dhe u nënvizua rëndësia e vazhdimit të reformave.

Calavera theksoi rëndësinë e punës së bashku në negociatat e pranimit në BE.

“Takimi i parë shumë i mirë me Kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi dhe ekipin sot. Rishikuam progresin e Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit dhe nënvizuam rëndësinë e vazhdimit të reformave. Shohim përpara për të punuar së bashku për negociatat e pranimit në BE-në”, tha Calavera pas takimit.