Nëse sapo jeni ndarë apo jeni në prag të një kr ize në dukje pa kthim, ju themi që nuk jeni as të parët as të fundit ! Kurrësesi nuk duhet të besoni se një njeri dashuron vetëm një herë në jetë, ndaj i vetmi mendim që duhet t’ju vijë në kokë pas një ndarjeje është: jeta vazhdon, askush nuk është i pazëvendësueshëm! Megjithatë vlen të thuhet se karakteri ndikon shumë në mënyrën sesi një person e përballon ndarjen apo si e merr përsipër këtë vendim (për të mos qenë më me një njeri). Më poshtë Living do të përmbledhë shkurtimisht skenarin si si ndahen 6 shenjat e fundit të horoskopit dhe çfarë duhet të prisni nga to.
Peshorja (23 SHTATOR – 22 TETOR)
Nuk mund të dilni nga vetja dhe kur ndaheni , e bëni këtë të fundit sikur është ndonjë gjë e kendshme dhe në të mirë të partnerit ! Gjithmonë e ulni veten dhe u thoni të tjerëve që meritojnë më shumë sesa ju! Kjo gjë është konfuzuese për partnerin, ndaj ju duhet të tregoheni të sinqertë e të tregoni të vërtetën kur diçka nuk shkon. Të paktën një herë në jetë merrni një anë në mënyrë që të mos mbeteni neutral.
AKREPI (23 tetor – 21 NËNTOR)
Nëse ndiheni sikur ju është bërë padrejtësi, ju do të ha kmerreni! Por në vend të kësaj, ju duhet të bisedoni me partnerin e të dilni në përfundimin se çfarë nuk shkoi në lidhjen tuaj. Jeni një shenjë e fortë që nuk bini pre e dësh përimit ndaj nuk po ju themi gjë, sepse ju dini vetë si ta përballoni një ndarje.
Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)
Shpër thimet nuk janë në tipin tuaj. Ju do të largoheshit pa thënë asgjë, vetëm për të shmangur debatin ! Kjo gjë është shumë frustruese për partnerin, ndaj nuk mund të silleni sikur kjo gjë është normale! I detyroheni të paktën një shpjegim, e më pas të bëni çfarë të doni me jetën tuaj, kaq e thjeshtë është.
Bricjapi (22 dhjetor deri më 19 janar)
Bricjapi përpara se të largohet nuk do të ketë asnjë peng ! I luan të gjitha kartat derisa të marrë një vendim të tillë, ndaj nëse një bricjap largohet dijeni se ka marrë fund ! Bricjapi i trajton lidhjet si një marrëdhënie biznesi dhe me siguri do t’ju vijë në kafe me ndonjë prezantim poëerpointi ku ka shpejguar pikat e forta e të dobëta të lidhjes suaj.
UJORi (20 JANAR – 18 SHKURT)
Ju jeni fiks tipi i ish-it që dëshiron të qëndroni shokë edhe pas ndarjes ! JO kjo gjë nuk është e mundur ndaj bindeni veten se kur një lidhje dashurie përfundon nuk mund të shndërrohet në asgjë tjetër! Mos kini fr ikë të largoni njerëz nga jeta juaj, sepse do të njihni shumë të tjerë.
PESHQIT (19 shkurt- 20 mars)
Do t’ju duhet pak kohë të kuptoni nëse doni të ndaheni, nëse jeni gati të ndaheni apo kur do të jeni gati të ndërmerrni një hap të tillë! Ajo që duhet të bëni është të uleni në qetësi e të bisedoni me partnerin ! Duhet t’i shprehni ato që ndjeni edhe nëse s’jeni 100% të sigurtë ! komunikimi është themeli i çdo lidhjeje, e në mungesë të tij nuk do të kishte lidhje të lumtura.