Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, thotë se vendi i tij po përballet me valën e dytë të pandemisë koronavirus. Ai iu drejtua qytetarëve të Kanadasë duke u thënë se vjeshta mund të jetë shumë më e keqe se pranvera.

“Në katër provincat tona më të mëdha, vala e dytë tashmë është duke u zhvilluar. Numrat janë të qartë. Më 13 mars, kur u izoluam, kishim 47 raste ditore me Covid-19.
Vetëm dje, kishim mbi një mijë. Ne jemi në prag të një vjeshte, e cila mund të jetë shumë më keqe se pranvera. Unë e di se ky nuk është një lajm që do të donit ta dëgjoni dhe ne nuk mund të ndryshojmë numrat e sotëm apo ato të nesërm. Ata janë vendosur tashmë nga ajo që bëmë ose nuk bëmë dy javë më parë.

Por, ajo që mund të ndryshojmë është situata që mund të përballemi në tetor dhe në dimër. Me shumë gjasë, nuk do të ketë grumbullime për ditën e Falënderimeve, por kemi akoma një mundësi për Krishtlindjen”, u shpreh Trudeau.