Numri i njerëzve të moshës 100 e lart në Japoni ka tejkaluar 80,000 për herë të parë, njoftuan medet japoneze të martën.
“Numri i qindvjeçarëve u rrit 9,176 nga viti i kaluar në 80,450 që nga e marta, me gratë që zënë 88.2 përqind të totalit.” – tha agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar të dhënat e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Prefektura Shimane në Japoninë perëndimore ka numrin më të lartë të qindvjeçarëve për 100,000 banorë – 127.60 – për të tetin vit radhazi, pasuar nga Kochi dhe Tottori me 119.77 dhe 109.89, përkatësisht, njoftoi agjencia.
“Jetëgjatësia mesatare e Japonisë ishte 87.45 për gratë dhe 81.41 për burrat në 2019, të dy rekorde të larta, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuara në korrik të këtij viti.” – tha ajo.
Kane Tanaka, 117-vjeçare nga Fukuoka, Japonia jugperëndimore, është gruaja më e vjetër japoneze. Rekordet Botërore Guinness e njohën atë si personin më të vjetër të gjallë në botë, tha raporti.
Sondazhi filloi në 1963 dhe numri i qindvjeçarëve është rritur gjatë 50 viteve të fundit.