Ndjekësit në rrjetet sociale i bëjnë në jo pak raste personazhet e njohur që të ndihen keq, duke i vendosur në pozita të vështira. Jonida Maliqi është komentuar në mënyrë fyese nga një ndjekëse, e cila e etiketon si transvestite.
Gjithçka duke komentuar në një fotografi të këngëtares ku i shkruan, “Je bërë si transvestit, me të kap ty zëre se ke kapur trans”. Por Jonida është indinjuar, duke iu kthyer, “Më mirë vetja se sa prototipi i vulgaritetit”.