Fondet e mbështetjes për bujqësinë dhe agropërpunimin po shtojnë numrin e fermerëve përfitues në zona të ndryshme të vendit, të cilët po rrisin investimet në biznesin e tyre bujqësor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi kantinën e verës “Bejko” në Përmet, e cila sapo ka nënshkruar kontratën si përfituese e fondit 170 milionë lekë nga programi IPARD për blerje të makinerive dhe pajisjeve.

“Një shembull tjetër se si sipërmarrja rritet dhe zhvillohet me ndihmën tonë, përmes fondeve mbështetëse për bujqësinë e agropërpunimin”- shprehet Çuçi. Ndërsa Marsel Bejko administratori i kantinës “Bejko” në Përmet tregon se, prej 10 vjetësh ka ngritur kantinën e tij në zonën Biskovë, duke krijuar kështu biznesin e tij familjar ku prodhon verë me varietete të rrushit autokton ku dominon vera e kuqe “Merlot”, krahas verës së bardhë. Marseli thotë se, vitet e fundit ka përfituar dy herë mbështetje financiare nga qeveria shqiptare nga Skema Kombëtare dhe programi IPARD.

“Nga Skema Kombëtare në 2028 kam përfituar mbi 14 milionë lekë për pajisje dhe depozitat e verës. Kryesisht kam marrë makineri shtrydhëse të rrushit, linjën e mbushjes, të etiketimit”- shprehet Bejko. Ndërsa sot thotë ai, jam shumë i gëzuar pasi nënshkrova kontratën si fitues në Programin IPARD me vlerën 170 milionë lekë për blerjen e pajisjeve makinerive teknologjike për kompletimin e kantinës time. Marseli i bën apel fermerëve të tjerë, të aplikojnë në skemat e mbështetjes sepse rrisin kapacitet e prodhimit dhe cilësinë e produkteve duke e bërë biznesin e e tyre më shumë fitimprurës që siguron më shumë të ardhuara për ekonominë familjare.

Një shembull tjetër se si sipërmarrja rritet dhe zhvillohet me ndihmën tonë, përmes fondeve mbështetëse për bujqësinë e agropërpunimin.✅ #RESPEKT?

Gepostet von Bledi Çuçi am Dienstag, 8. September 2020