Trajneri Andrea Pirlo konfirmoi se “nuk pritet që Luis Suarez të jetë sulmues i Juventusit’. Uruguaiani ishte shumë pranë transferimit në Torino, mirëpo një gjë e tillë nuk do ndodhë. Nga ana e tij Suarez ka vazhduar diskutimet për ta shkëputur kontratën nga Barcelona me mirëkuptim. Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe Juvja e ka bërë të qartë që synim kryesor i tyre është sulmuesi i Romës, Edin Dzeko.