Kapiteni i Palermos, Alessandro Martinelli, është detyruar ta braktisë futbollin në moshën 27-vjeçare, për shkak të problemeve me zemër. Klubi nga Serie C njofton se testet mjekësore tregojnë se Martinelli e ka të pamundur të vazhdojë të luajë futboll profesional.
“Testet e hollësishme mjekësore të cilat i kreu Alessandro Martinelli në javët e fundit, fatkeqësisht tregojnë se ai e ka të pamundur të vazhdojë ta luajë futboll”, thuhet në një komunikatë të Palermos. Palermo, për të cilin vite më parë luanin yje si Paulo Dybala, Edinson Cavani e Javier Pastore, falimentoi dhe u detyrua t’ia nisë nga fillimi nga Serie D vitin e kaluar, por tashmë e ka siguruar promovimin në Serie C – nivelin e tretë të futbollit italian.
Martineli ka luajtur për Sampdorian, Venezian, Modenan dhe Brescian para se t’i bashkohej Palermos më 2019. Ai pritej t’i niste përgatitjet për sezonin e ri, por testet treguan se zemra e tij nuk ishte në rregull.