Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë zbatimin e protokollit për ruajtjen dhe sigurinë e shëndetit të nxënësve pas rikthimit të tyre në bankat e shkollës. Specialistët e shëndetësisë thonë se në ambientet e shkollës duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.

“Kujdes. Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar. Rregullore e klasës: qëndroni në shtëpi nëse jeni e sëmurë. Lani duart me ujë dhe sapun. Mbani distancën 1 metër nga shokët. Përdorni dezinfektant për duart nëse nuk keni mundësi t’i lani ato. Tështini ose shfryni hundët duke përdorur shami dhe më pas lani duart’’, apelojnë ndër të tjera ekspertët e Shëndetësisë.