Zodiaku kinez funksionon me një rotacion 12-vjeçar, ku secila shenjë kafshësh ka viti e vet. Shenja juaj bazohet në vitin kur keni lindur. Viti 2019 është ai i derrit dhe të gjitha shenjat do të jenë nën ndikimin e Jupiterit, planetit drejtues të këtij viti dhe kush do i ketë kthyer kurrizin këtij planeti do ia ketë kthyer dhe fatit. Më poshtë Living do të listojë katër shenjat e zodiakut kinez dhe përkatësisht vitet e lindjes , për të kuptuar nëse jeni në listën e të pafatëve.

Vitet e lindjes së derrit: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007 Ndonëse është viti i derrit, njerëzit e lindur nën këtë shenjë nuk do të jenë aspak të favorizuar. Nuk do të gëzojnë shëndet të plotë , do të jenë nën një presion të madh dhe do të kenë luhatje humori deri në gjendje depresioni e ankthi.

Majmuni Vitet e lindjes së Majmunit: 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016 Majmuni gjithashtu do të jetë një nga shenjat që fati do u jetë bllokuar këtë vit. Do të keqkuptohen nga të gjithë dhe do të përjetojnë jo pak refuzime. Do të zhgënjehen nga miqtë që i mendonin të afërt dhe do të kenë probleme financiare.

Vitet e lindjes së Tigrit: 1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010 Viti tjetër i Tigrit: 2022 Të lindurit nën shenjën e Tigrit gjithashtu do të përballen me jo pak vështirësi këtë vit. Do të kenë humbje financiare, do të ndihen të dobët fizikisht dhe të rënë moralisht.

Viti i ardhshëm i majmunit: 2028 Vitet e lindjes të Gjarpërit: 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013 Viti tjetër i gjarpërit: 2025 Gjarpri këtë vit do të ndihet i pambrojtur dhe i pavlerësuar. Duhet të kenë kujdes me mënyrën si komunikojnë, pasi të tjerët do të kenë tendencën të dëgjojnë atë që duan vetë dhe jo atë që ju keni ndërmend të përcillni. Shmangni investimet dhe bashkëpunimet pasi nuk është periudha e përshtatshme.