Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka bwr publike vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku deklarohet kufizimi i vizave për 75 pjesëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa.
Në një postim në rrjetin social X, Rubio shkruan se administrata Trump vazhdon ta bëjë vendin dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të fortë.
“Sot, po ndërmarr hapa për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve që janë anëtarë familjesh ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.
Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse”, shkruan Marco Rubio.




















