Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj, në dëshminë e dhënë në policinë e Kukësit.
Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte kishte vendosur kohë më parë në çantë. Ajo madje theksoi se kishte harruar që e kishte armën në çantë. “Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” – tha këngëtarja.Ndërsa arma tjetër e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.