Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse prej saj përftohet një pije me 1 mijë virtyte. Ata që preferojnë që të pinë çarja bimorë, me siguri do ta kenë hasur shpesh mëllagën si një nga përbërësit më të suksesshëm kundër shenjave të bronkitit dhe të të ftohurit, në pijen e nxehtë. Kjo lule në dukje e parëndësishme, kur krahasohet me shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin, ka të njëjtin super-rol kundër: bronkitit, cisteve, gastritit, ekzemës.

Përfitimet kryesore nga mëllaga Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet). Kjo lule është i njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket. Në përgjithësi, ajo është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës: edhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës. Çaji me mëllagë është një ilaç i suksesshëm kundër gastrit, ezofagut dhe vështirësitë në procesin e tretjes.

Çajin e mëllagës e gjejmë shpesh të pranishëm në “çajin e mbrëmjes”: mes superfuqive të mëllagës nuk mund të mohohen vetitë qetësuese dhe relaksuese, sidomos edhe te infeksionet urinare te femrat , të cilat janë shumë të bezdisura. Çaji i mëllagës gjithashtu mund të jetë i dobishëm për gargarë dhe për të lu ftuar problemet dentare, por edhe për djegie, ekzema, kaf. shimet e insekteve, sy të lodhur dhe të kuq, urtikarie, lëkurë tepër të thatë.

Mëllaga konsiderohet edhe i rigjeneruese e qelizave Ajo ndihmon trupin të prodhojë qeliza të reja dhe në të njëjtën kohë kufizon rritjen e qelizave të këqija ose të tumorit. Si të përgatisni infuzion me mëllagë Përgatitja e çajit është e thjeshtë. Merrni një lugë me bimën e thatë dhe valojini në ujë për pak minuta.Kullojeni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur. Për më shumë përfitime për rrugët e frymëmarrjes,  shtoni mjaltë.