Një ditë pasi Partia Demokratike caktoi Oerd Bylykbashin, si përfaqësuesin e saj në komisionin e posaçëm përzgjedhës për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mësohen edhe emrat e Partisë Socialiste. Janë tre deputetë të caktuar nga PS, si anëtarë të komisionit përzgjedhës. Bëhet fjalë për Damian Gjiknurin, Alket Hysenin dhe Adnor Shametin. Ndërkohë opozita parlamentare propozoi si anëtarë të komisionit, Myslym Murrizin dhe Edmond Stojkun.