-Kuvendi do të zhvillojë seanca plenare në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor.
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila miratoi sot kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 28 shtator-16 tetor.
Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor. Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online. Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se miratimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale në kuadrin e reformës zgjedhore do të përbëjë një përparësi të punës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë javëve të ardhshme. Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).