Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky me qëllim koordinimin e përpjekjeve për një zgjidhje paqësore në Donbas. Presidenti Zelensky falënderoi Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për dhënien përparësi çështjes së rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës midis punëve të Organizatës, thuhet në njoftimin e Presidencës së Ukrainës. Bashkëbiseduesit diskutuan situatën e sigurisë në Donbas dhe aspekte të rëndësishme të procesit të negociatave brenda formatit të Normandisë.
Zelensky solli në vëmendje shkeljet e marrëveshjeve nga grupet e a rm atosura ilegale, përfshirë bombardimet e pozicioneve ukrainase më 6 dhe 10 shtator. “Dje, konkretisht gjatë bisedës sime telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel, militantët hapën zj arr në pozicionet e Ukrainës pranë fshatit Shumy, në zonën ku do të zhvillohej takimi i JCCC dhe OSBE-së. Dhe ndryshimi midis këtyre të shtë nave dhe të mëparshmeve është se këto kishin një qëllim. Ne nuk duam një përshkallëzim të ri. Në fund të fundit, më 6 shtator, si rezultat i provokimit nga grupet e armatosura ile gale, ne pësuam hu mbje, një ush tarak i Forcave të Armatosura u v ra, njëri u plagos”, tha Zelensky.
Nga ana e tij, Kryetari i Kryesisë së OSBE-së, Kryeministri Edi Rama mbështeti përpjekjet e palës ukrainase për të arritur paqen në rajon dhe i siguroi gatishmërinë e Kryesisë Shqiptare për të kontribuar në rivendosjen e paqes. Rama vuri në dukje se hapat e ndërmarra nga presidenti dhe populli ukrainas drejt paqes janë shumë të guximshëm. Ai theksoi, gjithashtu, se i vjen keq për mungesën e veprimit të ndërsjellë të palës opozitare në këtë drejtim. Kryeministri i Shqipërisë vuri në dukje se OSBE-ja është një organizatë e paanshme, por jo indiferente.
Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e sigurimit të hyrjes së plotë dhe të papenguar të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në të gjithë territorin e pakontrolluar. Meqenëse mandati i SMM-së së OSBE-së nuk është i kufizuar në Donbas, Volodymyr Zelensky theksoi pritshmëritë e Ukrainës që misioni i vëzhgimit t’i kushtojë, gjithashtu, vëmendjen e duhur situatës në Republikën Autonome të Krimesë, e pushtuar përkohësisht, si edhe në qytetin e Sevastopolit. Në fund të bisedës, Kryeministri shqiptar Edi Rama e ftoi Volodymyr Zelensky-n të vizitojë Shqipërinë.