Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur zbatimi i programit të qeverisë për nxitjen e punësimit. Në fokus, janë të gjithë ata punonjës që janë prekur nga pandemia, dhe janë larguar nga puna për shkak të virusit nga 10 marsi deri më 23 qershor. Kryeministri ka publikuar tashmë thirrjen për bizneset për të ripunësuar punonjësit që kanë larguar nga puna gjatë pandemisë. Duke i ripunësuar, shkruan Rama, mund të përfitohen pagë dhe kontribute deri në 1 vit!

Hapat: Apliko si biznes në e-Albania, në shërbimin “Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit”. Ndiq hapat e kërkuara dhe plotëso fushat boshe. Ngarko dokumentin online dhe shtyp dërgo!

Janë 13 mijë njerëz që mbetën të papunë për shkak të pandemisë. Sipas këtij programi, shteti do të ndërhyjë duke paguar në nivelin e pagës minimale rrogën e punonjësit për 4-8-12 muaj në vazhdim.

? Nis zbatimi i programit të qeverisë për nxitjen e punësimit!Kushdo që ka larguar punonjës për shkak të pandemisë…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 25. September 2020